Harry Kane, sulmuesi i Tottenham, ka folur dje në konferencë për shtyp nga grumbullimi i Anglisë, që sot në mbrëmje do të përballet me Shqipërinë.
“Shqipëria ka tre mbrojtës që luajnë në Serie A? Do të jetë e vështirë.
I analizojmë gjithmonë kundërshtarët tanë dhe e dimë se kanë një strukturë të mirë dhe luajnë mirë në mbrojtje. Do të jetë një ndeshje shumë e vështirë, pre një betejë kundër disa mbrojtësve të mirë”, ka thënë Kane.
Sulmuesi i Tre Luanëve është kthyer të flasë edhe për humbjen e pësuar në finalen e Europianit të luajtur në Wembley kundër Italisë:
“Humbja në shtëpi ka qenë e rëndë. Doa ta kujtoj gjatë gjithë karrierës sime. Është e vështirë ta harrosh një gjë të tillë nëse nuk arrin të fitosh një turne të madh”.