Klubet e mëdha të Premier League duan të bojkotojnë Newcastle-in e ri.
Sipas Telegraph, gjigantët e futbollit anglez nuk kanë ndërmend të bëjnë asnjë operacion në afatin kalimtar me pronarët e rinj të Magpies që nga merkato e janarit.
Arsyet?
Kryesisht ajo pqe të mos përforcuar një skuadër që ndodhet në vendet e fundit të renditjes (e parafundit me 5 pikë), por edhe shqetësimi se me fushatën e blerjeve të paralajmëruar nga sauditët bardhezinjtë mund të ndërtojnë një skuadër më të fortë se gjithë të tjerat.
Në fakt, fuqia ekonomike e pronarëve të rinj të Newcastle është e pakrahasueshme.