Nuk është vetëm çështja Lorenzo Insigne

Futboll

Nuk është vetëm çështja Lorenzo Insigne

Më: 12 nëntor 2021 Në ora: 17:09
De Laurentiis

Nuk është vetëm çështja Lorenzo Insigne që po turbullon ujërat në shtëpinë e Napoli-t: De Laurentiis synon të shkurtojë 30 milionë euro nga shpenzimet për rrogat.

Dries Mertens, që ka një rrogë prej 4 milionë eurosh në sezon, ka edhe një opsion për vitin e tretë që nuk do ta ushtrojë me këto shifra, sipas Il Mattino.

Ndryshon çështja për David Ospina: kolumbiani fiton 1.6 milionë në sezon dhe shumë varet nga forma e Meret.

Gjithsesi, në tavolinën e Opsina-s nuk ka oferta.

Do të largohen pa dyshim Faouzi Ghoulam dhe Kevin Malcuit, me mbrojtësin algjerian që paguhet 8 milionë euro në sezon nga 2017-ta, ndërsa Malcuit merr 1,3 milionë në sezon.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat