Uli Hoeness njihet për deklaratat e tij të drejtpërdrejta. Presidenti i nderit i Bayern Munchen, ka sulmuar ashpër klubet e PSG-së dhe Manchester City në prononcimin e tij të fundit.
Dy klubet kanë sheikë në krye, të cilët nuk kursehen aspak në merkato, por triumfi në Champions League po mungon.
“Deri tani nuk kanë fituar asgjë. Të dy skuadrat bashkë nuk kanë një trofe Champions League”.
Më pas një krahasim mes tij dhe Nasser Al-Khelaifit, presidentit të PSG-së.
“Unë kam punuar shumë për të ndërtuar pasurinë time.
Ndërkohë, ai i ka marrë milionat si dhuratë. Thjesht ia vendosin paratë në dispozicion, Al-Khelaifi nuk ka nevojë të punojë.
Kur i duhet një futbollist ai mjafton t’ia kërkojë emirit të tij. PSG dhe City do vijojnë të humbasin kundër nesh.
Jo gjithmonë, por do ndodhë përsëri. Ky duhet të jetë objektivi ynë. Do të më bëhet qejfi në maksimum kur të fitojmë ndaj tyre.
Më simulon një gjë e tillë, dua t’ia bëj të qartë që ‘paratë e tua të m***t nuk mjaftojnë’”, përfundoi gjermani.