Edhe një bashkëkombas i Benzemas mendon se sulmuesi francez duhet të fitojë Topin e Artë për vitin 2021.
I huazuari i Arsenalit te Marseille për sezonin 2021-22, Matteo Guendouzi ka shprehur besimin e tij se sulmuesi i Real Madridit, Karim Benzema e meriton të fitojë Topin e Artë pas një viti të jashtëzakonshëm.
Të tillë si Lionel Messi dhe Robert Lewandowski janë gjithashtu në garë, por Guendouzi beson se bashkatdhetari i tij duhet të marrë titullin për qëndrueshmërinë e tij si në skenën e klubit ashtu edhe në atë ndërkombëtar.
“Po [Benzema duhet të fitojë] sepse ai është një lojtar i jashtëzakonshëm,” tha ai.
“Për disa vite tani, ajo që ai ka bërë me Real Madridin është me të vërtetë madhështore".
“Edhe rikthimi i tij në skuadrën e Francës i sjell shumë ekipit, ai shënoi gola të rëndësishëm për ne”, është shprehur mesfushori francez.
Kujtojmë që data e dhënies së Topit të Artë do të bëhet më 29 nëntor në Paris, nga “FranceFootball”. /Lajmi.net