Pas përfundimit të ndeshjes në Beograd, serbët paturpësisht sulmuan gjyqtarët e ndeshjes në Europa League.
Ky ishte skandali i radhës që ndodhi nga tifozët famëkeq “Delija”. Cërvena Zvezda dënohet për huliganizëm.
Klubi famëkeq serb është dënuar rëndë për një incident të organizuar nga tifozët e saj pas ndeshjes së Europa League kundër Midtjylland të Danimarkës.
Bardhekuqtë nuk do të mund të llogarisin në mbështetjen e tifozëve të tyre në ndeshjen ndaj Ludogorets në xhiron e pestë dhe skuadra serbe do të paguajë një gjobë prej 45 mijë eurosh.
Për të kujtuar, tifozët e skuadrës beogradase, të zhgënjyer nga disfata (0:1) nga Midtjylland, hodhën gjëra të forta në fushë për të goditur gjyqtarin kryesor, që ishte skandal i madh.