Ardhja e Xavi Hernandez në krye të stolit të Barcelonës ka rezultuar në një revulocion i vërtetë.
Tekniku spanjoll ka kërkuar që të ketë pjesë të stafit individë që ai mendon se mund ta ndihmojnë të arrijë objektivat për ta ngritur Barçën në vendet e para të La Liga.
Sipas gazetës spanjolle “As”, mësohet se ka dhënë dorëheqjen përgatitësi atletik i skuadrës, ndërsa drejtori sportiv i katalanasve i ka kërkuar të qëndrojë deri në janar për të pasur mundësinë të gjejnë një zëvendësues.
“Joan Ramon Tarrago i ka paraqitur dorëheqjen drejtorit të futbollit, Mateu Alemany , por ai i ka kërkuar të qëndrojë të paktën deri në janar ose derisa të gjejnë një zëvendësues në pozicionin e tij”, shkruan e përditshmja spanjolle “As”.