Lojtari gjobitet pse u vonua 3 minuta

Futboll

Lojtari gjobitet pse u vonua 3 minuta

Më: 12 nëntor 2021 Në ora: 20:16
Lojtari gjobitet pse u vonua 3 minuta

Xavi e ka nisur me dorë të hekurt aventurën si trajner i Barcelonës. Rregullat janë krijuar për t’u zbatuar dhe ish-mesfushori katalanas nuk toleron në këtë aspekt.

Lojtarët duhet të paraqiten në qendrën stërvitore një orë e gjysmë përpara nisjes së seancës, kohë që duhet ta shfrytëzojnë për të diskutuar e biseduar me njëri-tjetrin.

Sot ka ardhur edhe gjoba e parë. Sport.es shkruan se Ousmane Dembele është vonuar 3 minuta, “gafë” që ka sjellë gjobitjen e sulmuesit francez.

Seanca stërvitore e paradites ishte programuar të niste në orën 10:00, teksa Dembele ka zbarkuar në “Ciutat Esportiva” në orën 8:33 minuta.

Zero tolerancë, Xavi as që ka ndërmend të falë askënd dhe 24-vjeçari është kthyer në “viktimën” e parë të rregullave të trajnerit të ri.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat