Shqipëria shembet nga Anglia e papërmbajtshme

Futboll

Shqipëria shembet nga Anglia e papërmbajtshme

Nga: Kemajl Goca Më: 12 nëntor 2021 Në ora: 21:13
Pamje nga ndeshja

(E plotësuar): -  Anglia ka shënuar  fitore të thellë me rezultat 5:0 ndaj Shqipërisë, në ndeshjen e xhiros së nëntë të Grupit I të kualifikueseve për Kampionatin Botëror në futboll.  

Shqipëria shembet për 45 minuta në stadiumin "Wembley" në Londër.  

Për 45 minuta pësoi pesë gola nga anglezët, që pak kush e ka pritur këtë katastrofë.

Image

Anglia kryeson grupin me 23 pikë, duke lënë pas Poloninë me 20, Shqipërinë me 15 pikë etj. 

Sulmuesi Harry Kane u tregua i papërmbajtshëm në 45 minutat e parë, duke realizuar het-trik dhe në anën tjetër atmosferë brilante në stadium, 90 mijë shikues.

Shqipëria përjetoi ferrin sonte në Londër, një humbje e rëndë.   

Image

Minutat e para ishin sinjale të këqija për Shqipërinë!  Në minutën e 9-të,  Maguire energjik, nga afërsia nuk falë, shënon me kokë në portën e Thomas Strakoshës, 1:0. 

Sulmuesi Myrto Uzuni pak nga ngutia e pak nga frika, nuk shënon edhe pse ishte i vetëm por gjuan drejt në portierin Pickford.

Harry Kane nga afërsia nuk ta dështon, shënon me kokë për 2:0 në minutën e 18-të. 
Sokol Cikalleshi në minutën e 27-të, pati mundësi të mirë por gjuan drejt në duart e portierit Pickford.

Kur nuk shënon pëson, Henderson mashtron mbrojtjen shqiptare, i cili nga afërsia realizon për 3:0 në minutën e 28-të.

4:0 në minutën e 33-të për Anglinë, e kush tjetër Harry Kane.

Në minutën  e 45+2, Kane nga afërsia me goditje volej thellon rezultatin në 5:0.

Në pjesën e dytë një Angli e përmbajtur, e kënaqur për nga rezultati dhe nuk ishte e vrullshme sikur në të parën, kur gjithçka shkatërronte para vetes.

Image

Kuqezinjtë u treguan me të denjë në pjesën e dytën por jo edhe të paktën të shënojnë golin e nderit.

Kjo është humbja me e thellë e Shqipërisë në vitet e fundit, një rezultat që zhgënjeu edhe mijëra tifozë shqiptarë që ishin në stadium, që besa nuk mungoi edhe Flamuri i Kosovës. Harry Kane është lojtar i ndeshjes, shënues i trefishtë.  

Anglia – Shqipëria 5:0
Stadiumi "Wembley" në Londër. 
Shënues: Maguire (9’), Kane (18’, 33’ e 45+2), Henderson (28’).
Kartona të verdhë: Gjasula, Cikalleshi, Ismajli.
Anglia: Pickford; Walker, Maguire, Stones; James (Alexander-Arnold 77), Henderson, Philipps (Bellingham 64’), Chilwell; Foden (Grealish 64’), Kane (Abraham 64’), Sterling (Smith Rowe 77’).
Shqipëria: Strakosha; Hysaj, Ismajli, Kumbulla (Dërmaku 17’), Veseli, Trashi (Mihaj 46’); Gjasula, Bare (Laçi 12’), Bajrami (Ramadani 46’); Uzuni (Roshi 86’), Cikalleshi.
89' Gjithçka e qartë, Anglia fiton.

85’ Anglia e kënaqur me rezultat.

Anglia – Shqipëria 5:0
Stadiumi "Wembley" në Londër. 
Shënues: Maguire (9’), Kane (18’, 33’ e 45+2), Henderson (28’).
Kartona të verdhë: Gjasula, Cikalleshi, Ismajli.
Anglia: Pickford; Walker, Maguire, Stones; James (Alexander-Arnold 77), Henderson, Philipps (Bellingham 64’), Chilwell; Foden (Grealish 64’), Kane (Abraham 64’), Sterling (Smith Rowe 77’).
Shqipëria: Strakosha; Hysaj, Ismajli, Kumbulla (Dërmaku 17’), Veseli, Trashi (Mihaj 46’); Gjasula, Bare (Laçi 12’), Bajrami (Ramadani 46’); Uzuni, Cikalleshi.

81' Shqipëria është e dorëzuar.

77' Nuk ka ndryshim rezultati.

73' Laçi po orvatet por sukses.

68' Ndeshja po luhet me një ritëm me të ngadalësuar.

65’ Anglia i duhet edhe një pikë ndaj San Marinos dhe të sigurojë kualifikimin në Kampionatin Botëror. 

Anglia – Shqipëria 5:0
Stadiumi "Wembley" në Londër. 
Shënues: Maguire (9’), Kane (18’, 33’ e 45+2), Henderson (28’).
Kartona të verdhë: Gjasula, Cikalleshi, Ismajli.
Anglia: Pickford; Walker, Maguire, Stones; James, henderson, Philipps (Bellingham 64’), Chilwell; Foden (Grealish 64’), Kane (Abraham 64’), Sterling.
Shqipëria: Strakosha; Hysaj, Ismajli, Kumbulla (Dërmaku 17’), Veseli, Trashi (Mihaj 46’); Gjasula, Bare (Laçi 12’), Bajrami (Ramadani 46’); Uzuni, Cikalleshi.

60' Lojë me ritëm, Shqipëria po pak pak më mirë se në pjesën e parë. 

56' Anglia luan me komoditet ndaj një Shqipërisë së shthurur.

53’ Pak kush ka pritur se Anglia do të shënoj pesë gola në pjesën e parë, megjithatë Anglia është Angli.

51' Një Angli superiore, gjithnjë e rrezikshme.

48' Shqipëria kërkon lojë me të mirë se në atë të parën, por shumë vështirë ndaj Anglisë.

46' Sokol Cikalleshi godet nga distanca por nuk befasohet portieri Pickford.

Përfundoi pjesa e parë, Angli – Shqipëri 5:0.

Po kush e priste këtë rezultat në 45 minutat e parë.

Një Angli e papërmbajtshme, e cila realizoi 5 herë në portën e portierit Thomas Strakosha.  Shqipëria po e përjeton tmerrin në Londër. 

45+1' Harry Kane nga afërsia me volej shënon për 5:0. Kane shënon het-trik. 

Anglia – Shqipëria 5:0
Stadiumi "Wembley" në Londër. 
Shënues: Maguire (9’), Kane (18’, 33’ e 45+1), Henderson (28’).
Kartona të verdhë: Gjasula, Cikalleshi.
Anglia: Pickford; Walker, Maguire, Stones; James, henderson, Philipps, Chilwell; Foden, Kane, Sterling.
Shqipëria: Strakosha; Hysaj, Ismajli, Kumbulla (Dërmaku 17’), Veseli, Trashi; Gjasula, Bare (Laçi 12’), Bajrami; Uzuni, Cikalleshi.

44' Anglia kërkon golin e radhës.

42' Shqipëria nuk ka asnjë zgjidhje deri me tash.

40' Shqipëria po pëson  fiasko.

37' Me fat Shqipëria, Harry Kane gjuan jashtë portës.

33' 4:0 për Anglinë. Harry Kane shënon.

31’  Shqipëria në siklet. Kane rrezikon nga 20 metra por Strakosha shpërton gol tlë sigurt. 

Anglia – Shqipëria 4:0
Stadiumi "Wembley" në Londër. 
Shënues: Maguire (9’), Kane (18’), Henderson (28’).
Kartona të verdhë: Gjasula, Cikalleshi.
Anglia: Pickford; Walker, Maguire, Stones; James, henderson, Philipps, Chilwell; Foden, Kane, Sterling.
Shqipëria: Strakosha; Hysaj, Ismajli, Kumbulla (Dërmaku 17’), Veseli, Trashi; Gjasula, Bare (Laçi 12’), Bajrami; Uzuni, Cikalleshi.

28' Henderson futet në 16-sh, mashtron mbrojtje shqiptare dhe shënon për 3:0.  

27' Cikalleshi gjuan por drejt në duart e portierit Pickford.

26' Shqipëria po luan si pa kokë, nuk ka ndonjë formulë deri me tani.

Image

22' Anglia po sundon sfidën.

Anglia – Shqipëria 2:0
Stadiumi "Wembley" në Londër. 
Shënues: Maguire (9’), Kane (18’).
Kartona të verdhë: Gjasula, Cikalleshi.
Anglia: Pickford; Walker, Maguire, Stones; James, henderson, Philipps, Chilwell; Foden, Kane, Sterling.
Shqipëria: Strakosha; Hysaj, Ismajli, Kumbulla (Dërmaku 17’), Veseli, Trashi; Gjasula, Bare (Laçi 12’), Bajrami; Uzuni, Cikalleshi.

18' Harry Kane nga afërsia godet me kokë dhe shton epërsinë në 2:0.  

14' Myrto Uzuni vetëm dhe në vend që të barazon, ai gjuan drejt në portierin Pickford.

9' Anglia në epërsi me rezultat 1:0. Maguire shënon me kokë duke e lënë të shtangur Strakoshën.

7' Shumë tifozë shqiptarë në stadiumin "Wembley". 

5' Anglia kërkon të shtrojë presionin.

3' Lojë e qetë, me matje të forcave.

1' Fillon ndeshja, atmosferë brilante.

Futbollistët në fushë, intonohet himnet.

Gjithçka gati për sfidën e madhe mes Anglisë dhe Shqipërisë.

Kuqezinjtë kërkojnë pikë në “Wembley” ndaj Anglisë së fortë. 

Shqipëria në asnjë formë nuk i trembet anglezëve.

Anglia – Shqipëria    

Anglia (3-4-3): Pickford; Walker, Maguire, Stones; James, henderson, Philipps, Chilwell; Foden, Kane, Sterling.

Shqipëria (5-3-2): Strakosha; Hysaj, Ismajli, Kumbulla, Veseli, Trashi; Gjasula, Bare, Bajrami; Uzuni, Cikalleshi.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat