Para startit të ndeshjes u mbajt ceremonia e zakonshme e këndimit të himnev.
E sotmja ishte mjaft e veçantë për vetë numrin e tifozëve shqiptarë që ndodheshin në tribunat e Uemblit.
Kamera fokusoi lojtarët kuqezi të cilët këndonin njëzëri himnin, por nuk munguan planet nga tribunat e stadiumit mitik, ku shikohet numri i tifozëve shqiptarë mjaft i lartë.
Një moment mjaft emocionues dhe një ndeshje historike për Kombëtaren tonë që shpresojmë të marrë një rezultat sa më pozitiv që do të mbetej përgjithmonë në memorien e tifozëve.