Pikë e madhe për Kombëtaren e Zvicrës!
Një pikë me shijen e fitores në stadiumin “Olimpico” të Romës”.
Një pikë e madhe që e mban ende me shpresa Zvicrën për vend të parë në Grupin C dhe që do të kualifikonte direkt në Kampionatin Botëror.
Zvicra ka barazuar me rezultat 1:1 me kampionin e Evropës, Italinë, në kuadër të xhiros së nëntë.
Xherdan Shaqiri u paraqit titullar e Kastriot Imeri debutoi nga minuta e 69-të për Zvicrën, me shokë treguan lojë të madhe në Romë. Andi Zeqiri u paraqit në minutën e 86-të.
Në minutën e 11-të, Silvan Widmer kalon në epërsi zviceranët.
Në minutën e 36-të, Di Lorenzo shënon dhe shmang humbjen e Italisë.
Zvicra me fat në fund, Jorginho dështon nga penalltia.
Italia kryeson me 15 pikë sa ka edhe Zvicra në pozitën e dytë.