Super talenti, Larson Ferati zbulon tri skuadrat e mëdha gjermane tek të cilat do të provohet!
Larson Ferati është talenti i ri i cili pritet të ketë një të ardhme të ndritur në futboll.
Është vetëm 14 vjeçar, por ka lënë gjurmët e tij në futbollin kosovar me skuadrën e tij Onix, shkruan Gazeta Olle.
Ai është lojtari më i ri që ka shënuar ndonjëherë gol në futbollin profesionist kosovar, e këtë gjë e kishte arritur kunder Dukagjinit sezonin e kaluar si 14 vjeçar.
Ekskluzivisht për Sportin ne KK, Larsoni ka treguar se shumë shpejtë do shkojë në prova tek Dortmund, Leverkusen dhe Koln, tri skuadrat e mëdha gjermane.