Drita aranzhon miqësore me skuadrën nga Shqipëria!
Drita ka njoftuar se ka aranzhuar një ndeshje miqësore me skuadrën nga Shqipëria, Erzenin.
Që nga 9 nëntori, Drita është zhvendosur në Durrës për të vazhduar me përgatitjet, pasi Superliga është në pushim shkaku i ndeshjeve ndërkombëtare.
Klubi gjilanas ka njoftuar se nesër (e shtunë) do të zhvillojë një miqësore me Erzenin.
Kjo ndeshje do të zhvillohet në Durrës, nga ora 13:00.