Kombëtarja e Zvicrës ka treguar zemër të madhe në “Olimpico” të Romës, duke importuar një pikë të madhe në duel me kampionin Evropës, Italinë.
Zvicra ka barazuar me rezultat 1:1 Italinë, në ndeshjen e xhiros së nëntë të Grupit C të kualifikueseve për Kampionatin Botëror.
Kapiteni Xherdan Shaqiri u paraqit standard, duke u zëvendësuar në minutën e 79-të.
Faqja e specializuar për statistika, “Sofascore”, Shaqirin e ka vlerësuar me notë 6.9.
Kastriot Imeri debutoi nga minuta e 69-të për Zvicrën, vlerësohet me notë 6.6 dhe sulmuesi Andi Zeqiri luajti nga minuta e 86-të, notohet 6.0.
Lojtar i ndeshjes është Giovanni Di Lorenzo i Italisë, me notën 7.5.
Italia kryeson në Grupin C me 15 pikë sa ka edhe Zvicra në pozitën e dytë.