Zvicra importoi një pikë të madhe nga terreni i nxehtë në “Olimpico” të Romës.
Zvicra befason kampionin e Evropës, Italinë, duke barazuar me rezultat 1:1, në ndeshjen e xhiros së nëntë të Grupit C të kualifikueseve për Kampionatin Botëror.
Futbollisti Xherdan Shaqiri zihet mat nga fotoreporteri.
Sipas fotos së publikuar nga media e njohur zvicerane “Blick”, Shaqiri shihet duke i shikuar çuditshëm italianët duke festuar golin e barazimit në minutën e 36-të përmes golit të Di Lorenzos.
“Falë Widmer, Kombëtarja vazhdon të ëndërrojë një biletë direkte për Kupën e Botës”, shkruan “Blick”.
Pothuajse 50,000 tifozët italianë në ‘Olimpico’ më pas nuk pushuan së duartrokitur.