Zvicra luan baras (1:1) në Romë me Italinë.
Futbollisti Xherdan Shaqiri habitet se si u referua për penallti Italinë.
Fatmirësisht Jorginho dështoi nga penalltia në minutën e fundit dhe rezultati mbeti baras.
Kapiteni Xherdan Shaqiri ka deklaruar për SRF: “Në lojë jemi paraqitur me plan.
Kemi bërë një ndeshje shumë të mirë, sidomos në pjesën e parë, i kemi shkaktuar shumë probleme Italisë. E merituam këtë barazim. Penalltia ishte pak qesharake për mua, por kjo është pjesë e futbollit.
Gjithçka është ende në duart tona. Nga ky këndvështrim, ne mund të jemi të kënaqur. Bullgaria duhet të mposhtet së pari. Jam i bindur se shumë tifozë do të vijnë në stadium”.