Shumë gola dhe një atmosferë e mirë ka shoqëruar kombëtaren gjermane në këto gjashtë ndeshje kualifikuese për në Botërorin e Katarit.
Hansi Flick u bë trajneri i parë që ka fituar 6 ndeshjet e para në drejtimin e “Pancerav”- e. 56-vjeçari ishte shumë i lumtur për këtë arritje duke premtuar një Gjermani pretendente për në turneun e ardhshëm.
Çfarë do të thotë për ju fitorja 9:0 ndaj një kundërshtari si Lihtenshteini?
"Jemi shumë të lumtur për mënyrën se si luajtëm dhe interpretuam ndeshjen.
Ky ishte qëllimi, dhe gjithashtu, të bënim një lamtumirë sa më dinjitoze të Jogit. Prodhuam një lojë të bukur për tifozët tanë të cilët u shpërblyen me shumë gola", tha Flick.