“Shkoni mor q*huni”, zyrtari i FSHF-së revoltohet me kritikat ndaj Kombëtares pas disfatës 5-0 në Angli!
Shpërthen zyrtari i institucionit të futbollit shqiptar, Andi Verçani. Me një koment fyes në rrjetet sociale ai shpreh revoltën për kritikat që ka marrë Kombëtarja pas humbjes 5-0 në Angli.
Një gjuhë e padenjë për një person që përfaqëson zyrën për shtyp në FSHF.
“Para një muaji këta ishin heronj për të gjithë shqiptarët dhe të gjithë donin të ishin në ‘AIR Albania’. Sot këta qenkan turpi i kombit. Shkonin mër q*huni.”, shkroi Andi Verçani.