“Panorama Sport” ju sjell disa nga pikantet dhe të veçantat e ndeshjes Angli-Shqipëri, që u luajt mbrëmë në “Umebli” të Londrës:
– Reja tërbohet te rasti i humbur nga Uzuni duke shpërdoruar një mundësi për të barazuar rezultatin. “Si ka mundësi, si ka mundësi. E pamundur…”, bërtet i zhgënjyer!
– Pas golit të dytë, Reja pothuajse nuk jep asnjë udhëzim. E sheh takimin gjithë tension, por pa asnjë nga gjestet e tij të zakonshme.
– Lojë e çuditshme në tribuna, tifozët anglezë të kateve të sipërme të stadiumit lëshojnë avionë letre drejt atyre që ndodhen në katet e mëposhtme. Me sa duket, interesi për ndeshjen nuk është më si në fillim pas 5 golave të vendësve.
– Minuta 72, tifozët anglezë e përmirësojnë shënjestrën, avionët e letrës arrijnë deri në fushën e lojës.