Ekipi anglez po kërkon një sulmues të klasit botëror.
Gjatë tërë afatit kalimtar të verës Harry Kane ishte lidhur me një kalim te Manchester City.
Megjithatë, Tottenhami nuk pranoi ta shiste yllin e tyre dhe refuozi të gjitha ofertat që vinin nga sheikët e Citizens.
Sipas mediave angleze, Man City nuk ka hequr dorë nga ideja e transferimit të Kane.
Thuhet se City po përgatit një ofertë prej plotë 175 milionë per transferimin e tij në merkaton e dimrit.
Sulmuesi me ardhjen e Antonio Contes në ekip mund të bindet të qëndrojë të paktën deri në fund të sezonit, më pas të vlerësojë ofertat që vijnë drejt tij.