Një shqiptar fal Italinë.
Andi Zeqiri futbollisti nga Kosova, që ka zgjedhur të përfaqësojnë Zvicrën humbi një rast flagrant në fundin e takimit ndaj Italisë.
Po të shënonte mund t’i jepte tre pikët përfaqësueses helvete, ndoshta dhe kualifikimin direkt në Botërorin Katar 2022.
Zeqiri i hedhur në fushë vetëm në minutën e 86-të nga trajneri Murat Yakin.
Ai në minutën e 2-të shtesë pak çaste pas penalltisë së humbur nga Jorginho, me portën e boshatisur nuk arriti të godiste dhe të përfitonte nga një gabim i italianëve i portierit Donnarumma pas avancimit të mesfushorit Denis Zakaria.