Nuk është stërvitur me grupin, por Karim Benzema do të jetë i gatshëm për ndeshjen e sotme kualifikuese të Francës kundër Kazakistanit në Paris.
Lajmin e konfirmoi vetë trajneri i kampionëve të botës, Didie Deshamp, në konferencën e djeshme për shtyp.
“Ka pasur një problem në dy ndeshjet e fundit me klubin, por që kur u grumbullua me kombëtaren të hënën, është stërvitur shumë mirë i diferencuar. Duke qenë se ndeshjen e kishim të shtunën, nuk deshëm që të merrnim rreziqe. Ai ka mjaftueshëm eksperiencë për ta menaxhuar veten.
Ai do të marrë pjesë normalisht në stërvitjen e pasdites (të premten) dhe do të jetë i gatshëm për ndeshjen”, tha tekniku i “Gjelave”.
Dilema e tij do të jetë ajo e aktivizimit të Benzhamë Pavarit në krahun e djathtë apo do të vendosë për Kingsli Komanin. Franca kualifikohet rrallë përpara ndeshjes së fundit në grup (kundër Finlandës), po nëse do të mundë kazakët sot, atëherë çështja e biletës në “Katar 2022” mbyllet që këtë mbrëmje.
“Kualifikimi në Kupën e Botës është një rrugë e gjatë dhe e vështirë. E kemi ne në dorë kualifikimin përpara ndeshjes së fundit. Dhe nuk do të ankohemi nëse do e bëjmë.
Nuk mund të krahasohemi me vitet e shkuara. Kazakistani nuk është një skuadër e lehtë. Ata nuk dorëzohen kurrë dhe këtë e kanë treguar në ndeshjet e fundit. Nuk pres që të shoh një skuadër të çmobilizuar”, shpjegoi tekniku france.