Paulo Dybala ishte titullar në triumfin e mbrëmshëm të Argjentinës ndaj Uruguajit teksa lojtari i Juventus edhe asistoi për Angel Di Marian në golin e vetëm të sfidës për përfaqësuesen Albiceleste.
Por, sulmuesi nuk ia doli të luante më shumë se 45 minuta teksa trajneri Lionel Scaloni e uli në stol fraksionin e dytë të lojës pasi Dybala mori një goditje në pulpë.
Dhimbja për numrin 10 të Juventus ishte e madhe, teksa mediat argjentinase zbulojnë se në fushë Dybala ka komunikuar me Di Maria duke i thënë se nuk mund t’ia dilte më e këtë ia ka konfirmuar në dhomat e zhveshjes edhe teknikut Scaloni.
Ndaj, tashmë priten testimet për të kuptuar peshën e dëmtimit të Dybala, i cili duhet theksuar se në periudhën e fundit nuk qenë me shumë fat sa i takon formës fizike.
Ndërkohë, në ankth vendoset edhe Juventus duke qenë se 27-vjeçari konsiderohet si figura kryesore e Zonjës së Vjetër.