Shifra alarmante të të infektuarve me koronavirus, Qeveria e Holandës mbyll dyert për tifozë!
Ngjarjet sportive në Holandë për tri javët e ardhshme do të zhvillohen pa praninë e tifozëve.
Ky vendim është marrë nga Qeveria e vendit. Ky vendim u mor pas rritjes së rasteve pozitive me koronavirus.
Më 11 nëntor u zbuluan 16,287 raste të reja të infeksionit, që është shifra më e lartë që nga fillimi i pandemisë.
Kështu, tifozët nuk do të mund të ndjekin ndeshjet e ligave holandeze, garave evropiane dhe ndeshjen kualifikuese të Kampionatit Botërorit “Katar 2022”, Holandë – Norvegji.