Ka filluar ndeshja mes Kombëtares së Shqipërisë dhe Serbisë në grupmoshat U19, e vlefshme kjo për xhiron e dytë në fazën e grupeve të kualifikimeve drejt Kampionatit Evropian Euro 2022.
Tanimë po zhvillohet minuta e parë në stadiumin “Elbasan Arena” të qytetit të Elbasanit, ku “Kuq e Zinjtë” do të kërkojnë me çdo kusht pikët e para në këto kualifikime.
Pas xhiros së parë të zhvilluar, në Grupin 7 Shqipëria zë vendin e fundit me asnjë pikë, sikurse Maqedonia e Veriut në vendin e tretë, kurse Serbia në vendin e dytë dhe Franca në të parin gjenden në kuotën e njëjtë të pikëve, gjithsej tri sosh.
Formacionet zyrtare i gjeni më poshtë.
Shqipëria (4-3-3): Simoni; Hysaj, Zalli, Preka, Bytyqi; Bibo, Mata, Nerguti; Pjeshka, Toci, Zenelaj
Serbia (4-3-3): Lukic; Despotovski, Petkovic, Subotic, Krsmanovic; Stankovic, Miletic, Motika; Mituljikic, Mituljikic, Ajdar