Kombëtarja e Zvicrës po ballafaqohet me telashe sa i përket lëndimeve të futbollistëve.
Edhe një shqetësim i radhës për selektorin e Zvicrës, Murat Yakin.
Sikur të mos mjaftonte. Pas Granit Xhakës, Breel Embolo, Nico Elvedi, Steven Zuber, Haris Seferoviq dhe Christian Fassnacht, numri i të lënduarve do të jetë edhe më i madh para sfidës me Bullgarinë.
“Ricardo Rodriguez u zëvendësua për shkak problemeve muskulore”, shkruan “Blick”.
Nga ana tjetër, Manuel Akanji do të mungojë për shkak të një ndëshkimi me karton të verdhë. Kjo do të thotë, se Akanji – Elvedi, nuk do jenë kundër Bullgarisë.