Harry Maguire ka shkëlqyer mbrëmë për Anglinë në fitoren 5-0 kundër Shqipërisë.
Ai madje arriti që të shënojë edhe gol, që e festoi në një mënyrë të çuditshme, që fillimisht u raportua se e ka për kritikët, që janë të shumtë për paraqitjet e mbrojtësit me fanellën e Manchester United dhe Tre Luanëve.
Sido që të jetë, Maguire thotë se nuk e ka me askënd, thjesht i erdhi ajo mënyrë spontane për të festuar golin kundër Kombëtares shqiptare.
“Festimi ishte rrëshqitje në gjunjë, thjesht më erdhi natyrshëm.
Është një ndjenjë e mahnitshme të shënosh për vendin tënd. Nuk i drejtova askujt (festimi me gishtat duke i mbyllur veshët), thjesht erdhi natyrshëm për ta bërë këtë dhe e bëra”, tha Maguire.