Sokol Cikalleshi dhe Klaus Gjasula me kartonët e verdhë që kanë marrë mbrëmë ndaj Anglisë e kanë mbyllur para kohe fazën kualifikuese në grup.
Të dy lojtarët janë të pezulluar për ndeshjen e radhës me Andorrën që e luajnë të hënën.
Mungesat pritet të jenë më të shumta, pasi priten edhe përgjigjet e dy të dëmtuarve, Bare dhe Kumbulla që dolën nga fusha në fillim të ndeshjes, transmeton Panorama.
Dyshime ka edhe për gatishmërinë e Brojës, që mbrëmë përfundoi në tribunë.