Fituesi i Kupës së Botës, Marcello Lippi, foli për TMW pas barazimit të Italisë 1-1 me Zvicrën në stadiumin Olimpico.
Natyrisht, të besuarit e Roberto Mancinit ishin afër të marrin pikët e plota, por Jorginho dështoi nga pika e bardh në fund të takimit.
Të gjithë më pas në Itali drejtuan gishtin kah mesfushori i Chelsea, që gjithashtu është edhe njëri prej kandidatëve për Topin e Artë.
Duke folur për ndeshjen, edhe Lippe foli për Topin e Artë.
Sipas tij, ajo që ndodhi asgjë s’e pengon lojtarin që ende ta fitojë atë çmim.
“Pavarësisht gabimit nga penalltia dje, do t’ia jepja (Topin e Artë) Jorginhos”, tha Lippi.
“Ai ka fituar gjithçka dhe kur dikush fiton gjithçka, është e drejtë që ai të fitojw kwtw çmim”.
“Ka kampionë të mëdhenj që kanë fituar pak ose aspak, pastaj kampionë që kanë fituar gjithçka dhe duhet të shpërblehen”.