Aubameyang: Nuk e di çfarë shkoi keq

Futboll

Aubameyang: Nuk e di çfarë shkoi keq

Më: 13 nëntor 2021 Në ora: 16:03
Aubameyang: Nuk e di çfarë shkoi keq

Pierre-Emerick Aubameyang është rrëfyer në një pyetje-përgjigje të zhvilluar me tifozët në Sky Sports.

Sulmuesi i Arsenal-it ka zbuluar një prapaskenë të merkatos që ka patur lidhje me rivalët e Topçinjve, Tottenham.

Disa vite më parë kam qenë shumë afër nënshkrimit të një kontrate me Tottenham. Nuk e di çfarë shkoi keq, por tani luaj për Arsenal-in dhe jam i lumtur”, ka thënë Aubameyang.

“Ka ndodhur kur luaja për Saint-Etienne. Më kanë ftuar në Londër, jam ofruar të zhvilloja vizitat mjekësore dhe mendoja se gjithçka kishte shkuar mirë. Megjithatë, ata nuk më kanë telefonuar një ditë më pas.

“Por nuk është një problem. Siç kam thënë, unë jam i lumtur të luaj për Arsenal-in dhe ja pse jam i motivuar kur luaj kundër Spurs”, ka thënë Auba duke qeshur.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat