Kombëtarja e Bosnjës dhe Hercegovinës ka mbetur pa gjasa për të kaluar në play-off në Kampionatin Botëror.
Bosnja turpërohet si vendas, duke u mposhtur në Zenicë nga Finlanda, me rezultat 3:1.
Golin e vetëm për skuadrën boshnjake e shënoi rezervisti Luka Menalo (69’).
“Një humbje e papritur. Pas penalltisë mendova se do t'i kthenim gjërat sepse kishte energji dhe atmosferë pozitive në stadium.
Megjithatë, pësuam gol menjëherë, dhe më pas në hapjen e pjesës së dytë.
Në vazhdim shënuam gol, por më pas pësuam sërish gol dhe aty u zgjidh ndeshja”, tha Menalo pas ndeshjes për “NovaBH”, duke shtuar: “Kemi bërë shumë gabime fillestare dhe kështu nuk mund të arrish rezultate kundër askujt”.
Forss (29'), Lod (51') e O'Shaughnessy (73') shënuan për Finlandën.
Në minutën e 25-të, Pukki dështon nga penalltia e Raitala ndëshkohet me të kuq në minutën e 37-të, duke e lënë me një lojtar me pak Finlandën por as kjo nuk e ndihmoi Bosnjën.
Bosnja është në vend të katërt me 7 pikë e Finlanda e dyta me 11 sosh në kuadër të Grupit D të kualifikueseve për Kampionatin Botëror.