Trajneri i Kosovës kërkon maksimumin ndaj Greqisë

Futboll

Trajneri i Kosovës kërkon maksimumin ndaj Greqisë

Më: 13 nëntor 2021 Në ora: 18:20
Trajneri i Kosovës kërkon maksimumin ndaj Greqisë

Kosova e zhvillon ndeshjen e fundit të kampanjës kualifikuese për Kampionatin Botëror ndaj Greqisë në Athinë.

Para ndeshjes, në konferencë për media doli trajneri i Kosovës, Primoz Gliha, i cili tha se lojtarët duhet të japin maksimumin në fushë, madje edhe të vdesin për vendin e tyre.

“Ndaj Greqisë do të jetë më ndryshe, më vështirë. Ata jane ekip shumë më i mirë.

Secili futbollist duhet të japë maksimumin, për të vuajtur në fushë, të japë gjithçka, për të vdekur për shtetin e tij. Do të provojmë të japim maksimumin dhe të shohim se si do të rrjedhin gjërat”, tha Gliha.

Ndeshja ndaj Greqisë luhet nesër në Athinë me fillim nga ora 20:45.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat