Futbollisti Genc Berisha është operuar me sukses.
Ai pritet së shpejti të rikthehet dhe të ndihmojë Ferizajn në luftë për t’u rikthyer në Superligën e Kosovës.
Ferizaj është lider me 23 pikë në Ligën e Parë të Kosovës, Grupi B.
“Genc Berisha kryen me sukses operimin!
Para disa ditëve futbollisti ynë, Genc Berisha pati një lëndim shume serioz në gjurin e tij të majtë, dhe opsioni i vetëm që Berisha të shërohej ishte ndërhyrja kirurgjike.
Sot, Berisha i është nënshtruar këtij intervenimi, i cili është kryer me sukses. Ne si klub i kemi ofruar mbështetjen e duhur Berishës, duke i qëndruar afër për çdo nevojë të tij.
Klubi ynë i uron shërim sa më të shpejtë, dhe presim rikthimin e tij në fushën e gjelbërt duke shpresuar që lëndime të tilla mos të ketë më në të ardhmen as Berisha por asnjë futbollist tjetër”, njofton Bordi i FC Ferizaj me kryetar Lulzim Abazi.