Barcelona e interesuar në treshen e Chelseat

Futboll

Barcelona e interesuar në treshen e Chelseat

Më: 13 nëntor 2021 Në ora: 18:37
Chelsea

Trajneri i ri i “Blaugranëve” dëshiron që ta përforcojë skuadrën me disa lojtarë të rinj.

Gjigandi katalunas Barcelona ka shprehur interesim në treshen e Chelseat Christian Pulisic, Callum Hudson-Odoi dhe Hakim Ziyech që t’i transferojë gjatë muajit janar, raporton “Sport”.

Trajneri i ri i Barçës Xavi dëshiron që të sjellë në skuadër një sulmues anësorë gjatë afatit kalimtar të transferimeve në janar, dhe shpreson që Chelsea do të lejojë njërin nga Ziyech, Pulisic e Hudson-Odoi të largohet.

Në atë repart të sulmit, Barcelona ka shprehur interesim edhe në anësorin e Manchester Cityt Raheem Sterling, por kampioni anglez dëshiron që ta mbajë anglezin në skuadër.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat