Gliha dhe Vojvoda flasin para ndeshjes me Greqinë: Ndeshje shumë e vështirë

Futboll

Gliha dhe Vojvoda flasin para ndeshjes me Greqinë: Ndeshje shumë e vështirë

Më: 13 nëntor 2021 Në ora: 19:46
Gliha dhe Vojvoda flasin para ndeshjes me Greqinë: Ndeshje shumë e vështirë

Një ditë para ndeshjes kundër Kombëtares së Greqisë, trajneri Primoz Gliha dhe mbrojtësi i krahut Mërgim Vojvoda kanë folur në një konferencë për media, duke treguar rëndësinë dhe se sa vështirë do të jetë kjo ndeshje.

Nesër me fillim nga ora 20:45 Kombëtarja e Kosovës do të zhvillojë ndeshje si mysafire kundër Greqisë, e vlefshme kjo për xhiron e fundit të fazës kualifikuese drejt Kampionatit Botëror “Katar 2022”, përcjell KosovaPress.

Fillimisht, ishte mbrojtësi Vojvoda ai i cili iu përgjigj pyetjeve të gazetarëve i pari, ku tha se pavarësisht që ndeshja e nesërme nuk do të ketë ndonjë vlerë të madhe, tre pikët do të jenë të rëndësishme për ta filluar një aventurë të re.

Çdo ndeshje është e rëndësishme dhe çdo ndeshje mundohem me dhënë maksimumin për kombëtaren, dhe kjo është shumë e rëndësishme, e kemi prit me shumë pozitivitet për më fillu kampanjën e re, dhe është e rëndësishme për të marrë tre pikët këtu” tha Vojvoda.

Pas Vojvodës, pyetjeve të gazetarëve iu përgjigj edhe trajneri në detyrë Primoz Gliha, ku tregoi se ndeshja e nesërme do të jetë shumë e vështirë, por skuadra do të provojë të jap maksimumin.

“Në përgjithësi mendoj se do të jetë një ndeshje shumë e vështirë megjithatë duhet të provojmë ta bëjmë maksimumin edhe në këtë përballje dhe të shohim se si do të rrjedhin gjërat. Do të ndryshojmë diçka, do i zbulojmë nesër. Do të jetë një ndeshje ndryshe nga ajo me Jordaninë. Në pjesën e dytë luajtëm shumë më mirë, krijuam goxha raste, por nuk ia dolëm të shënojmë”, tha Gliha.

Po ashtu, Gliha tregoi rëndësinë e fitores nesër, ku tha që beson që kjo skuadër që e ka në dispozicion mund ta mposht Greqinë.

Kemi nevojë për fitore, ne besojmë se mund ta mposhtim Greqinë. Do të jetë shumë e vështirë, Greqia ka një ekip shumë të mirë”, tha trajneri i Kosovës.

Ndeshja e nesërme mes Kosovës dhe Greqisë nuk ka vlera kualifikimi për asnjërën prej kombëtareve, pasi që të dyja janë eliminuar nga faza e grupeve.

Në Grupin B, Kosova pas shtatë ndeshjeve të zhvilluara gjendet në pozitën e fundit me vetëm katër pikë të arkëtuara, pesë sosh më pak se kundërshtari i nesërm Greqia që zë vendin e tretë në tabelë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat