Mbappe realizon dy gola të shpejtë për Francën

Futboll

Mbappe realizon dy gola të shpejtë për Francën

Më: 13 nëntor 2021 Në ora: 21:22
Foto

Franca është në avantazhin prej dy golave ndaj Kazakhistanit.

Të dy golat për ‘trekolorët’ i ka realizuar 22-vjeçari, Kylian Mbappe.

Të parin francezi e realizoi në minutën e 6-të të ndeshjes, pas një asistimi të Benzemas, gjersa gjashtë minuta më vonë, sulmuesi francez dyfishoi shifrat pas një kundërsulmi të suksesshëm në minutën e 12-të të ndeshjes.

Me këtë ‘dopietë’, francezi tashmë ka arritur në shifrën e 21 golave të realizuar me Francën. 

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat