Humbën 4:0 por askush nuk e kishte mendjen te rezultati, lojtarët rivalë ndjekin Mahrezin me celularë për foto!
Xhibuti ka marrë një humbje të thellë 4:0 mbrëmjen e djeshme kundër Algjerisë në një ndeshje t vlefshme për kualifikueset e Kupës së Botës. Por pavarësisht kësaj disfare pas vërshëllimës së trefishtë të arbitrit askush nuk e kishte mendjen te rezultati.
Lojtarët e Kombëtares nga Afrika ndjekin menjëherë Rijad Mahrezin me celularë në duar.
Futbollisit i Manchester Cityt rethohet nga lojtarët kundërshtarë të cilët i kërkojnë të bëjnë foto me të.
Sigurisht algjeriani ua ka plotësuar këtë dëshirë, duke i bërë ta marrin më lehtë humbjen e thellë që ekipi i tij i shkaktoi.