Në stadiumin “Toumba” në Athinë, Kombëtarja e Kosovës do të ballafaqohet sot me Greqinë, sfidë me të cilën edhe do ta mbyll ciklin kualifikues për në Kampionatin Botëror “Katar 2022”.
“Dardanët” tashmë e kanë humbur çdo mundësi për të vazhduar tutje në këtë kompeticion pasi renditen në vendin e fundit në grupin B me vetëm katër pikë pas shtatë ndeshjeve të zhvilluara.
Nën udhëheqjen e trajnerit të përkohshëm slloven Grimoz Ghila, Kosova do të kërkojë që ta mbyll këtë cikël me një rezultat pozitiv në ndaj Greqisë.
Ghila pritet që të luajë me skemën 4-4-2, ku dyshja Vedat Juriqi dhe Milot Rashica pritet që ta udhëheqin fazën sulmuese.
Këto janë formacionet e mundshme:
Greqia: Vlachodimos; Androutsos, Goutas, Tzavellas, Tsimikas, Giannoulis; Tzolis, Siopis, Bouchalakis, Mantalos; Douvikas
Kosova: Muric; Vojvoda, Rrahmani, Fazliji, Aliti; Halimi, Zhegrova, Berisha; Shala, Muriqi, Rashica