Personazhet të shumtë të famshëm kanë qenë të pranishëm në premierën milaneze të House of Guçi, filmi i ri i Ridley Scott me Adam Driver dhe Lady Gaga.
Nga Ilary Blasi te Bobo Vieri, kanë qenë të shumtë yjet që kanë zbukruar tapetin e kuq.
Mes tyre ka q enë edhe Claudio Marchisio dhe gruaja Roberta Sinopoli, që e kanë dokumentuar mbrëmjen në llogaritë e tyre në rrjetet sociale.
Ish-mesfushori i Juventus-it ka kapur edhe hyrjen e Lady Gaga në skenë, e pritur nga duartrokitjet e publikut.
Në House of Guçi, Lady Gaga interpreton Patrizia Reggiani-n.
Këngëtarja dhe fituesja e çmimit Oscar ka mbetur e befasuar nga mbështetja e madhe që ka marrë nga publiku italian.
“Italia është shtëpia ime e dytë”, kishte thënë pak më parë. Mallëngjimi ka qenë aq i madh, sa Gaga nuk i ka përmbajtur dot lotët, të kapura nga Marchisio dhe nga të gjithë të pranishmit në sallë.