Edhe pse ende nuk është zyrtarizuar nga FC Prishtina, pritet që drejtimin e klubit ta marrë boshnjaku Abdullah Ibrakoviç.
Kush është Ibrakoviç?
Ai është 51-vjeçar, së fundit ka drejtuar klubin austriak Kapfenberg.
Është nga qyteti Duboi i Bosnjës dhe Hercegovinës, i cili ka qenë edhe futbollist.
Ai pritet të emërohet në vend të Zekirija Ramadani që u shkarkua ditë me parë.