Presidenti i La Liag-s, Javier Tebas, ka folur për Kyalin Mbappe në një intervistë të dhënë për Il Partidazo.
Prej kohësh flitet për një transferim tek ylli i PSG te Real Madrid, një operacion që do ta rriste padyshim shikueshmërinë e La Liga-s nëse do të konkretizohej.
Megjithatë, Tebas mendon se kampionati spanjoll ka një lojtar më të fortë se kampioni i botës: Ansu Fati.
“Mbappe në La Liga? Më pëlqen që gjithmonë t’i jap shumë vlera atyre që kemi në Spanjë dhe në Spanjë kemi Ansu Fati.
Ka qenë i pafat me dëmtimin, por shpejtësia me të cilën është kthyer e ajo që ka treguar në fushë e bëjnë të barabartë ose edhe më të fortë se Mbappe”, ka thënë Tebas.
Në lidhje me me rkaton dhe Fair Play Financiar, numri një i La Liga-s ka shtuar:
“Kur flas për Manchester City ose PSG, kërkoj thjesht të mbroj futbollin spanjoll.
Më duket shumë e vështirë të ketë konkurrencë kur flitet për të luftuar për këta lojtarë kundër këtyre skuadrave. I kam thënë Ceferin se më ka bezdisur fakti që nuk i kemi shkuar deri në fund këtij problemi”.