Henry: Mbappen e vlerësoj shumë

Futboll

Henry: Mbappen e vlerësoj shumë

Më: 14 nëntor 2021 Në ora: 13:27
Henry: Mbappen e vlerësoj shumë

Legjenda e futbollit francez, Thierry Henry, ka folur rreth yllit të tanishëm francez, Kylian Mbappe.

Henry ka zbuluar se ai dhe Mbappe kanë kaluar në akademinë e njëjtë, teksa tha se sulmuesin e PSG-së e vlerëson shumë.

Është pak sipërfaqësore, por unë dhe Kylian kaluam nga Akademia Clairefontaine. Ne vijmë nga periferia e Parisit dhe filluam në Monaco. Unë nuk e krahasoj veten me të, e urrej ta bëj, por ai është një lojtar që e vlerësoj shumë'' - tha 44-vjeçari.

Tutje, ish-sulmuesi i njohur tha se nuk e ka kuptuar pse Mbappe po kritikohet kaq shumë në Francë.

''Mbappe është një sulmues që mund të luajë kudo përpara.

Është e vështirë të kuptosh pse ai kritikohet kaq shumë në Francë (ai u kritikua për dëshirën për t'u transferuar në Real Madrid).

Megjithatë, ajo që ndodhi në fillim të sezonit më shqetësoi, sepse ai ka qenë gjithmonë një profesionist” - ka deklaruar Henry.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat