Media greke: Greqisë i duhet fitorja për një arsye kundër Kosovës 

Futboll

Media greke: Greqisë i duhet fitorja për një arsye kundër Kosovës 

Nga: Kemajl Goca Më: 14 nëntor 2021 Në ora: 15:07
Media greke: Greqisë i duhet fitorja për një arsye kundër Kosovës 

Kombëtarja e Kosovës sonte do të zhvillojë ndeshjen e fundit në kuadër të Grupit B të kualifikueseve për Kampionatin Botëror në futboll.

Kosova renditet në fund të tabelës përkatësisht të pestin me 4 pikë dhe Greqia është të tretin me 9 sosh.

Ndeshja luhet në Athinë duke filluar në orën 20.45. 

Media greke “Sport24”, ka shkruar se Greqisë i duhet fitorja për një arsye!

“Ndeshja e sotme me Kosovën në Athinë (20:45) është indiferente ndaj kualifikimit në Kampionatin Botëror, por shumë e rëndësishme për renditjen dhe të ardhmen e Kombëtares tonë

Humbja e Kombëtares së Greqisë nga Spanja në Athinë me 1:0 të enjten i dha fund shpresave për kualifikim për në finale të Botërorit të Katarit, por kjo nuk do të thotë se sonte me Kosovën (20:45), është indiferente. Është në lojë për renditjen e FIFA-s dhe përfaqësuesja jonë duhet të marrë tre pikët.

Bardhekaltrit duhet të ndjekin fitoren. Nëse ata duan të përmirësojnë pozicionin e tyre me një sfond të Euro 2024, për çka është qëllimi ynë i radhës? 

Sa i përket njëmbëdhjetëshes, planeve për ndeshjen ndaj Kosovës, selektori John van 't Schip nuk ka treguar shumë gjëra të shtunën në seancën e fundit stërvitore, e cila ka qenë mjaft e relaksuar.

Ai bëri disa teste, por pa i hapur plotësisht letrat. Sigurisht që trajneri holandez ka bërë planin e ndeshjes dhe sesi Kombëtarja do të arrijë të marrë tre pikët dhe të arrijë në dymbëdhjetë”, shkruan mes të tjera “Sport24”.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat