Mbrëmjen e nesërme, Shqipëria do të zbresë në fushë për tu përballur me Andorrën për sfidën e fundit eliminatore të Botërorit.
Kjo do të jetë ndeshje pa objektiva për kuqezinjtë, por fitorja është detyrim për të hedhur pas krahëve humbjen turpëruese me Anglinë. Ndeshja i është besuar një gjyqtari letonez, Andris Treimanis i cili nuk ka një karrierë të pasur me ndeshje ndërkombëtare.
Treimanis punon paralelisht dhe si avokat në Letoni, i cili është dhe profesioni i tij i dytë. Asistentët dhe gjyqtari i katërt do të jenë letonez, por VAR-i i është besuar belgut Laurenc Viser.
GJYQTARËT QË DO TË VENDOSIN DREJTËSI NË NDESHJEN SHQIPËRI-ANDORRA
Gjyqtar: Andris Treimanis (Letoni)
Asistent i parë: Haralds Gudermanis (Letoni)
Asistent i dytë: Aleks Spasjoņikovs (Letoni)
Gjyqtar i katërt: Aleksandres Golubevs (Letoni)
VAR: Laurenc Viser (Belgjikë)
AVAR: Erik Lambrekts (Belgjikë).