Për Turqinë është ndeshje vendimtare në Podgoricë.
Kombëtarja turke synon të paktën një vend në play-off për Kupën e Botës.
Kombëtarja malazeze e futbollit të martën (20.45) do të takohet me Turqinë në ndeshjen e fundit kualifikuese për Botërorin.
Rëndësia e ndeshjes është aq e madhe sa presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan, do të udhëtojë në Podgoricë.
Sipas mediave, presidenti i Turqisë do të jetë në tribunat e stadiumit në Podgoricë për t'i dhënë mbështetje kombëtares.
Para përfundimit të garës në Grupin G, Turqia është në vendin e dytë me 18 pikë, sa ka edhe Norvegjia (18), dhe me dy pikë më pak se Holanda lidere.
Holanda do ta pres Norvegjinë dhe i duhet një pikë për t'u kualifikuar në Katar.