Theo Hernandez ka shkëlqyer përsëri me Francën dhe trajneri Didier Deschamps i thur elozhe.
Në fitoren 8:0 të Gjelave kundër Kazakistanit, mbrojtësi i Milan-it ka qenë protagonist i një tjetër ndeshje shumë të rëndësishme.
Titullar dhe asistim për Benzema që konfirmon se vendi i tij në krahun e majtë është i tij, me Mendy dhe Digne që do të duhet të dorëzohen.
“Theo mund të ishte grumbulluar më parë me ne për cilësitë që ka”, ka pranuar Deschamps në konferencë për shtyp.
“Lëviz shumë mirë me sistemin tonë të lojës dhe di të jetë efikas në të dy fazat.
E shikoj që luan i qetë, ndihet mirë këtu te Franca.
Kjo ka qenë vetëm ndeshja e tij e katërt me ne dhe duhet të them se ka bërë një paraqitje solide, shumë interesante”.