Ka përfunduar xhiro e 14-të në Ligën Zonale “Jug” të Serbisë.
Skuadra shqiptare Tërnoci e ka mbyllur për mrekulli gjysmën e parë të sezonit, pas ka mposhtur me rezultat tenistik 6-0 skuadrën serbe, Moravac Orion.
Ishte kjo fitorja më e thellë e skuadrës shqiptare në këtë nivel garash, pas promovimit në këtë edicion.
Agallarët tashmë kanë mbledhur 17 pikë në sezonin vjeshtor, duke siguruar kështu një pozitë komode në mesin e tabelës.