Manchester United mund të humbasë rreth 15 milionë paund me largimin e mundshëm të Lingard, me sulmuesin anësor që nuk dëshiron të rinovojë kontratën e tij aktuale.
Lojtari u huazua sezonin e kaluar tek West Hami, ku rifitoi formën e tij më të mirë dhe shënoi nëntë gola. “Çekanët” ishin të interesuar për ta blerë, por nuk mundën të paguanin 25 milionë stërlinat që kërkonte United.
Lingard nuk është në planet e Solskjaer dhe në shumicën e ndeshjeve ka qenë si zëvendësues, ndaj ai nuk do të rinovojë dhe do të jetë i lirë nga 30 qershori.
United tani po përpiqet të përfitojë sa më shumë nga shitja e mundshme e tij në merkaton e dimrit, megjithëse çmimi i tij do të ishte më i ulët. Lingard aktualisht vlerësoheshin në rreth 10 milionë stërlina, sipas “The Sun”.