Barcelona dëshiron transferimin e Alonsos

Futboll

Barcelona dëshiron transferimin e Alonsos

Më: 14 nëntor 2021 Në ora: 18:43
Marcos Alonso

Trajneri Xavi dëshiron që Barcelona të transferojë Marcos Alonso nga Chelsea, pasi Dani Alves kompletoi rikthimin në klub.

Barcelona konfirmoi rikthimin e Alves për pjesën e mbetur të sezonit, ku në kontratë ndodhet edhe mundësia e rinovimit për një tjetër edicion.

Pasi përforcuan krahun e djathtë, klubi blaugranas dëshiron përforcime edhe në krahun e majtë që t’i bëjnë garë Jordi Albas dhe kanë identifikuar spanjollin Alonso, kështu se paku raporton Mundo Deportivo.

Alonso ka zhvilluar afër 200 paraqitje për Chelsea që nga viti 2016, duke fituar Premierligën, Ligën e Kampionëve, Ligën e Evropës dhe FA Cup.

30-vjeçari nuk kishte vend nën urdhrat e Frank Lampard, por ka rikthyer pozitën nën urdhrat e trajnerit Thomas Tuchel.

Sidoqoftë, spanjolli duhet të garojë me Ben Chilwell për minuta, andaj rikthimi në Spanjë do ishte interesantë, pasi në të kaluarën ka qenë pjesë e akademisë së Real Madridit.

Ende nuk dihet qëndrimi i Barcelonës, ngase kanë të drejtë të shpenzojnë vetëm 10 milionë euro në transferime apo huazime të lojtarëve.

Ndërkohë, Barcelona renditët në pozitën e nëntë në tabelë, 11 pikë prapa liderit, Real Sociedad.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat