Futbollisti Gent Musa largohet nga ekipi i 2 Korrikut të Prishtinës, për të vazhduar karrierën në Gjermani.
Klubi prishtinas iu është falënderues për angazhimin e tij për këto vite.
“Faleminderit shumë, Gent Musa!
Djalë shembullor, fjalëpak e punëtor i jashtëzakonshëm, janë vetëm disa nga tiparet e shumta të të riut Musa, i cili tashmë jetën do ta vazhdoj në Gjermani.
Mesfushori Musa, që së fundmi u aktivizua me skuadrën e seniorëve, ka vendosur që të bashkohet me familjen e tij në shtetin gjerman e ku edhe karrierën do ta vazhdoj atje, më saktësisht në qytetin Ludwigsburg.
Gentit, pos që i jemi mirënjohës e falënderues jashtëzakonisht shumë, i urojmë çdo të mirë në jetë, sepse si djalosh i jashtëzakonshëm që është, vërtetë i meriton”, njofton KF 2 Korriku.